Al

⁣Arabia Saudite mbyll naftësjellësin pas sulmit me dron

12 Visualizzazioni • 09/12/26
Condividere
TheNakedTruth News
TheNakedTruth News
31 Iscritti

Arabia Saudite ka mbyllur përkohësisht naftësjellësin e
saj Lindje-Perëndim pas një sulmi me dron që dëmtoi këtë rrugë të rëndësishme
energjetike, duke rritur frikën për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit
global me naftë. Naftësjellësi, me gjatësi 1 mijë e 200 kilometra, ka
transportuar kohët e fundit nga 4 deri në 5 milionë fuçi naftë në ditë dhe i
lejon Arabisë Saudite të shmangë ngushticën e Hormuzit, ku trafiku i cisternave
është ulur ndjeshëm për shkak të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Arabia Saudite dhe Iraku thanë se droni kishte ardhur nga Iraku, ndërsa
përgjegjësia për sulmin mbetet ende e paqartë dhe autoritetet po vlerësojnë
dëmet dhe ndikimin e mundshëm mbi eksportet.

Mostra di più
0 Commenti sort Ordina per

Canali popolari

Avanti il prossimo

Riproduzione automatica