Al

⁣Irani i dorëzon Putinit mesazhin e Udhëheqësit Suprem

5 意见 • 11/06/26
分享
TheNakedTruth News

Zyrtari i lartë i
sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, i ka dorëzuar presidentit rus Vladimir Putin
një mesazh nga Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, gjatë një takimi në Moskë.
Diskutimet u përqendruan te marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, ndërsa
ministri i Jashtëm iranian, Sejed Abas Aragçi, zhvilloi biseda të veçanta
telefonike me disa homologë të tij në rajon për përpjekjet diplomatike për
uljen e tensioneve. Aktiviteti diplomatik vjen në një kohë kur SHBA-ja ka
ripërtërirë kërcënimet për veprime ushtarake kundër Iranit dhe tensionet
rajonale janë shtuar pas sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane ndaj
qyteteve iraniane më 28 shkurt.

显示更多
0 注释 sort 排序方式

热门频道

下一个

自动播放