Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë
Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar
një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit ekonomik, e cila synon të
zgjerojë tregtinë, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi në Otavë mes kryeministrit kanadez,
Mark Karni, dhe princit të kurorës së Abu Dhabit, Sheik Khaled bin Mohamed bin
Zajed Al Nahjan, dhe pritet të eliminojë ose ulë tarifat për më shumë se 99 për
qind të eksporteve aktuale kanadeze drejt Emirateve, pasi të zbatohet
plotësisht. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027 dhe shoqërohet me
marrëveshje të tjera për bashkëpunim tregtar, energjetik dhe në fushën e
mbrojtjes, si dhe me plane për të negociuar traktate për ekstradimin dhe
ndihmën e ndërsjellë juridike.

SORT BY-
תגובות ראשיות
-
תגובות אחרונות