Kina dhe Indonezia përfundojnë stërvitjen e përbashkët kundër terrorizmit
Kina dhe
Indonezia kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ushtarake kundër terrorizmit,
të njohur si “Thika e Mprehtë 2026”, pas disa ditësh trajnimi të specializuar
dhe bashkëpunimi operacional në qytetin Guangxhou, në provincën Guangdong.
Stërvitja përfshiu formacione të përziera ushtarake nga të dyja vendet, të
cilat zhvilluan operacione kundër terrorizmit dhe shpëtimit në terrene malore,
duke përfshirë infiltrimin e fshehtë, evakuimet e koordinuara dhe misionet e
kërkimit e pastrimit të zonave. Që prej nisjes më 27 tetor, programi përfshiu
gjithashtu ushtrime taktike, seminare, demonstrime armësh dhe shkëmbime
kulturore, ndërsa komandantët ushtarakë të të dyja palëve e cilësuan nismën si
një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e
mbrojtjes, miqësisë tradicionale dhe sigurisë rajonale.

SORT BY-
Komentet kryesore
-
Komentet e fundit