Al

⁣Kreu i OKB-së kërkon zgjerimin e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës

39 Pamje • 10/30/26
Shpërndaje
TheNakedTruth News
TheNakedTruth News
31 Abonentët

Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ka bërë thirrje për
zgjerimin e armëpushimit lokal mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u kërkuar të dyja
palëve që ta shtrijnë marrëveshjen edhe në zona të tjera ku civilët vazhdojnë
të vuajnë pasojat e luftës. Marrëveshja e përkohshme humanitare në zonën
përreth qytetit Oleshki, e cila hyri në fuqi të martën, ka rritur shpresat për
uljen e tensioneve dhe përmirësimin e furnizimit me produkte jetike për banorët
e prekur nga luftimet. Guteres tha se kjo marrëveshje duhet të shërbejë si një
hap drejt një armëpushimi të menjëhershëm, gjithëpërfshirës dhe pa kushte. Ai
theksoi se një zhvillim i tillë mund të hapë rrugën drejt një paqeje të
qëndrueshme. Sipas tij, çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me të drejtën
ndërkombëtare.

Trego më shumë
0 Komentet sort Rendit sipas

Kanalet e njohura

Në vazhdim

Luajtja automatike