Al

⁣EBOLA NË KONGO, NUMRI I VIKTIMAVE KALON 5 MIJË

8 Visningar • 11/02/26
Dela med sig
TheNakedTruth News
TheNakedTruth News
31 Prenumeranter

Numri i viktimave nga shpërthimi i vazhdueshëm i Ebolës
në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 5 mijë e 372, ndërsa numri i
rasteve të konfirmuara ka shkuar në 10 mijë e 414, sipas shifrave zyrtare të
publikuara të dielën. Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja ka arritur në 51.6
për qind, duke nxjerrë në pah ndikimin e rëndë të epidemisë dhe vështirësitë me
të cilat përballen autoritetet shëndetësore për të frenuar përhapjen e saj.
Zyrtarët sqaruan se rritja e ndjeshme e numrit të raportuar të viktimave erdhi
si rezultat i rishikimit retrospektiv të të dhënave, në bashkëpunim mes ekipeve
lokale të përpunimit të informacionit dhe ekipit të menaxhimit të epidemisë në
provincën Ituri, dhe jo për shkak të një shtimi të menjëhershëm të vdekjeve.

Visa mer
0 Kommentarer sort Sortera efter

Populära kanaler

Strax

Autospela