KONFLIKTI NË JEMEN LË MBI 300 MIJË PERSONA TË ZHVENDOSUR
32 意见
• 11/02/26
0
1
TheNakedTruth News
31 订户
Më shumë se 300
mijë persona janë zhvendosur nga konflikti i vazhdueshëm në Jemen, ku pothuajse
të gjitha largimet nga banesat kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit, sipas të
dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Agjencia u ka bërë
thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftime të mbrojnë civilët dhe
punonjësit humanitarë, si dhe të garantojnë akses të sigurt dhe pa pengesa për
dërgimin e ndihmave emergjente te komunitetet në nevojë. Jemeni është përfshirë
në konflikt që prej vitit 2014, kur forcat Huthi morën kontrollin e kryeqytetit
Sana dhe pjesëve të mëdha të veriut të vendit, ndërsa në vitin 2015 ndërhyri
një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite në mbështetje të qeverisë
së njohur ndërkombëtarisht.
显示更多

SORT BY-
热门评论
-
最新评论